SanDisk nxjerr mikro-kartën me kapacitet 400 GB

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kompania e njohur SanDisk ka thyer rekordin sa i përket tregut të mikro-kartave SD.
 
SanDisk Ultra microSDXC UHS-I vjen me kapacitet prej 400 gigabajt, e cila është ideale për përdorim në smartfonët Android. Kjo mikro-kartë e re është e para në botë për nga kapaciteti që ka.
 
Shumica e pajisjeve Android do të ofrojnë mbështetje për karten e re microSD prej 400 GB.
 
Karta microSD SanDisk 400 GB mund të ruajë videon e gjatë deri në 40 orë me rezolucion prej 1080 HD dhe ofron shpejtësinë e transferimeve deri në 100 mb/s. Po ashtu, kjo microSD e re mundëson që aplikacionet të punojnë më shpejt.
 
Edhe pse ka shumë kapacitet për ruajtje, nuk do t’ju kushtojë shumë sepse çmimi i saj është vetëm 250 dollarë dhe vjen me një garanci 10 vjeçare, si dhe pritet që së shpejti të jetë në dispozicion.
 
SanDisk 400 GB microSD mund të jetë e përkryer për Galaxy Note 8 të ri.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë