Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka ironizuar rikthimin e Lulzim Bashës, i cili rikandidon për kreun e PD-së më 29 korrik.

I ftuar në Panorama TV, Alizoti u shpreh se “këto bishtat që do vijnë me 30 do na dëmtojnë”.

 “Sandokani nga deti, do bëhet edhe ai, ky që është kryeministër ikën në det dhe ky do vijë me 29. Do zgjidhet kryetar partie në kokërr të vapës, me 30 korrik vjen Zelensky në krye të PD-së, është ushtarak nga natyra, fighter (luftëtar)”, u shpreh deputeti demokrat.

Tomorr Alizoti: “Sot opozita është e domosdoshme, por është e ndarë në 3 blloqe. Pa ardhur edhe ai në mes të vapës që do bëhet kryetar. Ka ardhur në mes të vapës ai do të bëhet kryetar, ai nuk punon në opozitë, nuk erdhi të thotë dy fjalë atje, është Sandokani nga deti, do bëhet edhe ai, ky që është kryeministër ikën në det dhe ky do vijë me 29, ne të tjerët themi diçka që mendojmë. Jemi në një kaos total e cila i shërben autokracisë. Do zgjidhet kryetar partie në kokërr të vapës, me 30 korrik vjen Zelensky në krye të PD-së, është ushtarak nga natyra, fighter (luftëtar).

PD nuk ka problem lidershipi por të ndërtojë alternativë të re, sot Parlamenti

Me këto bishtat që do vijnë me 30 do na dëmtojnë, e shikoj dëmin më të madh, e shikoj dëmin në nivel kombëtar.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re