Mbretëresha Elizabeth më jetëgjatë, në vitin e 96-të të jetës, kishte gjithashtu disa rituale dhe zakone që i praktikonte rregullisht.

Domethënë, një nga gjërat ishte rutina e të ngrënit. Sipas ish-kuzhinierit mbretëror Darren McGrady, asaj i pëlqente të hante sanduiçin e saj, i cili ka qenë një element kryesor i dietës së saj për vite me rradhë.

Çdo ditë që kur ishte pesë vjeç, Mbretëresha Elizabeth ka ngrënë të njëjtin sanduiç.

Sanduiçi është bërë vetëm nga tre përbërës: bukë, reçel luleshtrydhe dhe gjalpë. Dhe jo çdo reçel, por reçel i bërë vetë nga luleshtrydhet skoceze nga kopshtet e kështjellës së saj Balmoral, shkruajnë mediat e huaja.

Ushqimi i preferuar i mbretëreshës për mëngjes është quajtur “penny” sepse ishte sa një qindarkë e vjetër angleze. Mbretëresha nuk ishte një hamëse e madhe, por ajo kishte një listë të ushqimeve që i pëlqente.

Përveç sanduiçit që hante çdo ditë, Mbretëresha shijonte biskota me çaj, tortë me çokollatë, peshk, mango dhe ushqime të tjera.

Ish-kuzhinieri i saj personal Darren McGrady zbuloi disa detaje interesante nga menyja e Mbretëreshës Elizabeth. Ai tha se mbretëreshës i pëlqente ta niste mëngjesin me çaj dhe drithëra, por ka një ushqim tjetër që e preferon që në fëmijëri dhe e ha pothuajse çdo ditë.

Sipas shefit të lartpërmendur, reçeli i saj i preferuar është reçeli me luleshtrydhe.

Një sanduiç me reçel nuk ishte i vetmi që mbretëresha Elizabeth e donte, ajo ishte gjithashtu një adhuruese e madhe e çokollatës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re