Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj tre zyrtarëve të lartë të Koresë Veriore, të lidhur me testimet e fundit raketore.

 

 

Pheniani ka lëshuar numër rekord të raketave balistike këtë vit – më shumë se 60 – si dhe ka testuar disa raketa balistike interkontinentale.

 

 

Jon Il Ho, Yu Jin, dhe Kim Su Gil besohet se kanë “luajtur rol të madh” në zhvillimin e këtyre armëve.

 

 

Përveç SHBA-së, sanksionet i kanë shqiptuar edhe Japonia, Koreja Jugore dhe Bashkimi Evropian.

 

 

Koreja Veriore është përballur me sanksione të ashpra të Perëndimit tash e sa vjet.

 

 

Zyrtarëve të sanksionuar do t’iu bllokohen të gjitha asetet që kanë në Shtetet e Bashkuara.

 

 

Në testimin e fundit raketor, të datës 18 nëntor, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka thënë se raketa e lëshuar nga verikoreanët ka pasur kapacitet për të arritur në tokën amerikane.

 

 

Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017 dhe është raportuar se po përgatitet për testimin e shtatë.

 

 

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore.

 

 

Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje.

 

 

Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re