Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj dy qytetarëve rusë dhe katër entiteteve ruse në lidhje me pretendimet e SHBA-së për ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane dhe përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në vende të tjera, përfshirë Ukrainën.

“Individët dhe entitetet e sanksionuara sot luajtën role të ndryshme në përpjekjet e Rusisë për të manipuluar dhe destabilizuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj, përfshirë Ukrainën”, tha Departamenti i Thesarit i SHBA-së, më 29 korrik në një deklaratë.

 

Sanksionet u morën në bazë të një urdhri ekzekutiv të SHBA-së në lidhje me ndërhyrjen në zgjedhjet e huaja dhe aktivitetin keqdashës kibernetik, thuhet në deklaratë.

 

Personat e sanksionuar janë Natalya Valeryevna Burlinova dhe Aleksandr Viktorovich Ionov, të dy nga Moska.

Sanksionet e vendosura nga Thesari i SHBA-së ngrijnë çdo pasuri që individët dhe subjektet e përcaktuara kanë në Shtetet e Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re