Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën mbi sanksionet kundër zyrtarëve kinezë për shkelje të të drejtave të njeriut, thanë dy diplomatët, sanksionet e para kundër Kinës që nga 1989, kur blloku vendosi një embargo armësh në Pekin për shuarjen makabre të protestave në Sheshin Tiananmen.

Ambasadorët e BE kanë miratuar një ndalim të udhëtimit dhe një ngrirje të pasurive të katër individëve dhe një njësie ekonomike nga Kina, por emrat e tyre nuk do të lëshohen derisa të miratohet zyrtarisht nga ministrat e jashtëm të BE në 22 mars, si pjesë e një liste të re të zgjeruar të sanksioneve për abuzimet e të drejtave të njeriut.

“Masat kufizuese janë miratuar për shkak të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut dhe abuzimit,” tha një diplomat.

Zyrtarët kinezë akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut të muslimanëve ujgurë në Kinë, thanë diplomatët evropianë për Reuters.

Ata argumentojnë se masat pasqyrojnë shqetësime të thella për ujgurët në Evropë, SHBA dhe Kanada.

BE-ja sanksionoi për herë të fundit Kinën, partneri i dytë më i madh tregtar, në qershor 1989, duke vendosur një embargo armësh dhe ato sanksione janë ende në fuqi sot.

Aktivistët dhe ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara pretendojnë se të paktën një milion muslimanë janë arrestuar në kampe në provincën Xinjiang.

Aktivistët dhe disa politikanë perëndimorë akuzojnë Kinën për torturimin, detyrimin dhe sterilizimin e ujgurëve.

Kohët e fundit, parlamenti hollandez ndoqi Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara me përfundimin se Kina po kryen gjenocid ndaj ujgurëve, gjë që Pekini e mohon.

Ambasadori kinez në BE, Zhang Ming tha se sanksionet nuk do të ndryshojnë politikën e Kinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re