Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi sot në Vjenë se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi derisa forcat e saja ushtarake të tërhiqen nga Krimeja.
Duke iu drejtuar Këshillit të ministrave të OSBE-së, Tillerson kritikoi ashpër vendimin e Rusisë në konfliktin ukrainas, dhe porositi se SHBA asnjëherë nuk do të pranojë okupimin dhe tentimin për aneksim të Krimesë. /KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re