Ministria ruse e Punëve të Jashtme tha se sanksionet e saposhpallura të Bashkimit Evropian kundër Rusisë ishin të paligjshme dhe se ato po shkaktonin zhgënjim në Moskë.

Ministria ruse vlerësoi në një deklaratë se BE humbi mundësinë për të ndryshuar kursin e saj drejt Rusisë.

Kryetari i Komitetit për Çështjet Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Rusisë, Leonid Slutsky, thotë se sanksionet e reja të BE nuk do të qëndrojnë pa përgjigje nga Rusia, raporton TASS.

“Sanksionet e Bashkimit Evropian mbi çështjen Navalny do të jenë një hap tjetër drejt degradimit të marrëdhënieve me Rusinë,” u tha Slutsky gazetarëve.

Ministrat e jashtëm të BE-së më herët arritën një marrëveshje politike mbi vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny.

Sanksionet duhet të futen në mars kundër atyre që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e Navalny-t.

Pas kthimit të tij nga Gjermania në Rusi muajin e kaluar, Navalny u arrestua dhe u dënua, duke shkaktuar protesta në të gjithë Rusinë, dhe autoritetet u përgjigjën duke arrestuar protestuesit.

Përçarja e anëtarëve të BE-së në lidhje me Rusinë

Shtetet anëtare nuk janë të bashkuara në lidhje me Rusinë. Anëtarët lindorë dhe vendet balltike po kërkojnë një qasje shumë të mprehtë ndaj Moskës, por nga ana tjetër, Italia, Greqia dhe Qipro të cilat janë shumë të buta ndaj Rusisë, dhe anëtarët e tjerë janë diku në mes midis këtyre dy mënyrave.

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se BE do të zbatojë për herë të parë një kornizë të re për sanksionet kundër shkelësve të të drejtave të njeriut, të krijuar në dhjetor të vitit të kaluar, modeluar nga ligji amerikan “Magnicki”.

Kjo kornizë bën të mundur sanksionimin e individëve dhe personave juridikë për shkelje të të drejtave të njeriut kudo në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re