Autoritetet franceze kanë sekuestruar një jaht që i përket Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të energjisë Rosneft, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian për pushtimin në Ukrainë.

Agjentët doganorë kapën anijen brenda natës pasi identifikuan Sechin si aksionerin kryesor të kompanisë që e zotëronte atë, tha ministria franceze e financave.
Jahti kishte mbërritur në La Ciotat, Marseille, në janar për riparime.

Por autoritetet franceze thanë se kishin bërë “rregullime për të lundruar urgjentisht, pa përfunduar punën e planifikuar” kur u inspektua.

Ndfwrkohw The Times shkruan se oligarkët rusë si pronari i Chelsea, Roman Abramovich, mund të mos sanksionohen për muaj të tërë, pasi qeveria nuk ishte në gjendje të ngrinte një çështje kundër tyre.

Zyra e Jashtme dhe Agjencia Kombëtare e Krimit nuk kanë qenë në gjendje të provojnë se ka “baza të arsyeshme” kundër biznesmenëve rusë dhe nuk kanë qenë në gjendje të lidhin financat e tyre me qeverinë e Putinit.

Sipas gazetës, zyrtarët u përpoqën të krijonin një çështje kundër Abramovich në vitin 2018, por iu tha se qeveria mund të paditet për miliona nëse vendimet do të merreshin mbi baza të gabuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re