Britania e Madhe njoftoi rreth sanksioneve që ka marrë ndaj Rusisë, pasi presidenti Vladimir Putin urdhëroi vendosjen e trupave në dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore.

Sanksionet janë kundër pesë bankave ruse dhe tre miliarderëve.

Ndërkohë janë publikuar detaje mbi sanksionet që planifikon të vendosë ndaj Rusisë dhe oligarkëve pranë Putinit.

BBC raporton se qeveria britanike ka vendosur që të ngrijë pasuritë e tre individëve, të cilët janë Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg të cilëp po ashtu do të ndaloheshin të udhëtonin drejt këtj vendi.

Krahas tyre, britanikët kanë vendosur që të aplikojnë sanksione edhe ndaj pesë bankave ruse, të cilat janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi.

Johnson shtoi se “breshëria e parë” e sanksioneve do të zgjatej nëse situata përshkallëzohej më tej.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re