Kreu i Grupit Parlamentar I PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas paralajmërimit të Britanisë së Madhe për sanksione ndaj politikanëve dhe biznesmenëve të korruptuar në Shqipëri e Ballkanin Perëndimor.

 

Alibeaj ka rishpërndarë deklaratën e kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach dhe është shprehur se ky është një konfirmim I qartë I denoncimeve të tij përgjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

 

Postimi i Alibeajt:

Konfirmimi më i qartë i të gjithë denoncimeve tona, para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit. 👇

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit mbyt zërin e popullit shqiptar.

Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri – dhe më gjerë në rajon – nënkuptojnë gjithashtu se shuma të mëdha fondesh shtetërore, të mbledhura nga taksapaguesit e zakonshëm, nuk arrijnë kurrë në shkollat, spitalet dhe rrugët që shqiptarëve u duhen për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë.”

I dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re