Tre të rinj u shoqëruan në polici, pasi shpalosën një banderolë ku shkruhej “Sanksiononi Ramën dhe Vuçiçin. Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci thotë se personat e shoqëruar janë Arilda Lleshi, Adriatik Kurti dhe Arber Lleshi.

Sipas aktivistit këta persona, të cilat kanë të drejtë të protestojnë kanë qenë komplet jashtë perimetrit të sigurisë.

“Diku para nje ore e gjysme afer Hotel Dajtit, komplet jashtë perimetrit te sigurisë, janë shoqëruar Arilda Lleshi, Adriatik Kurti dhe Arber Lleshi. Personat ne fjale kane kercenuar sigurine e drejtuesve te BE me nje banderole, ku teksti ne te eshte konsideruar shume i rrezikshem. Dhjete polica duke kapur banderolen, e shtrëngonin tere epsh qe dikush nga bullistet mbi krye t’i shihte dhe t’u thote “ju lumte robota”, shkruan Goci.

Ai tha se nuk dihet fati i tyre, madje bën thirrje që një jurist apo avokat të interesohet për ta, pasi mund të jenë edhe pa ushqim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re