“Sanremo” ka zbritur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Shumë yje të muzikës italiane të viteve ’80 po dhurojnë një shfaqje të paharrueshme për të gjithë qytetarët vlonjatë.

Shfaqja po mbahet në Lungomaren e qytetit. Duke sjellë këngët e viteve ’80, artistët italianë kanë sjellë në vëmendje lidhjen e fortë mes qytetit bregdetar, Shqipërisë dhe Italisë..

Të pranishëm janë këngëtarët Pupo, Albano, Riccardo Fogli, Mietta, Marco Masini, Matia Bazar, Iva Zanicchi, Michelle Zarillo dhe Scialpi, të cilën performuan në skenën e improvizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re