Nikolin Huba, ish-kryetar i PS-së në Vaun e Dejës është shprehur se nuk ka asnjë ide se kush dhe pse u qëllua me armë në orët e mëngjesit të sotëm.

“Sapo kam dalë nga kafja dy persona me motor me skafandë në kokë janë afruar dhe më kanë qëlluar. Nuk më kanë thënë asnjë fjalë. Une nuk e di se kush janë, sepse nuk kam asnjë konflikt me askënd. Vetëm qëlluan dhe ikën, nuk kam asnjë ide përse më qëlluan”, ka thënë Huba.

Ai është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar ndërsa policia dyshon se kultivimi i drogës mund të jetë shkaku kryesor për atentatin ndaj Hubës.

Ditën e sotme, ish-Kreu i PS-së në Vaun e Dejës, Nikol Huba u plagos me dy plumba në këmbë pranë shkollës Pyjore. Nikolin Huba është aktualisht punonjës te burimet njerëzore në hidrocentralin e Komanit si edhe anetar i keshillit bashkiak ne Vaun e Dejes, ndërkohë ai më parë ka mbajtur postin e Kryetarit të PS-së për Vaun e Dejës.

Kërcet arma në Shkodër, plagoset një person (EMRI)

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re