Ende nuk ka asnjë gjurmë të 29-vjeçarit Ulvi Skana i cili rezulton i zhdukur prej 17 majit të këtij viti.

I riu sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe ditën që ka humbur ai kishte dalë nga shtëpia e tij në Bathore duke iu thënë prindërve se do emigronte sërish. Tashmë Prokuroria e Tiranësa e ka regjistruar rastin si rrëmbim personi dhe ka nisur hetimet. Mësohet se po merren në pyetje të gjithë personat me të cilët i riu ka pasur kontakt para se të zhdukej.

Dëshmia për mediat e të atit të tij ka nxjerr në pah një detaj të rëndësishëm që trazon së tepërmi misterin e largimit të tij: djali është marrë në pyetje për një vrasje të ndodhur me 23 dhjetor në Institut, ku është vrarë një mik i të riut të zhdukur, konkretisht Can Karriqit.

Familja ka pritur më shumë se dy ditë për të kontaktuar me të dhe nuk ia ka arritur, ditën e tretë ka denoncuar në Komisariatin nr. 5, në Kamzë. Prej asaj date nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re