Në natën e ndërrimit të viteve, Kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.

Këtë herë, urimi tradicional i fundvitit u shoqërua me një video të krijuar nga Departamenti i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t, dëshmi se progresi teknologjik, ashtu si në mbarë botën, po shënon një fazë të rëndësishme edhe për Shqipërinë.

Lexo edhe :Related Posts

Kryeministri Edi Rama në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale: “Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30 milionti dhe ai do të jetë nga Marsi.

Në këtë natë familjare dua të ndaj një sekret me ju! Bashkimi Europian po përgatitet të transferojë qendrën e tij nga Brukseli në Tiranë, mu aty ku po ndërtohet kulla më e lartë e botës, e para kullë që do të prekë tavanin e 1 mijë metrave lartësi… Falë Inteligjencës Artificiale natyrisht…”

“Ne morëm një foto nga urimi juaj i vitit të kaluar, bashkëpunuam me zyrën e shtypit, – nuk ua dekonspiroj kush na ndihmoi – dhe pastaj e mori Enio, koka e Departamentit të Inteligjencës artificiale në AKSH dhe pastaj krijoi videon që pamë.” – shpjegoi drejtuesja e AKSHI-t Linda Karçanaj krijimin e videos.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re