Skip to content

Sapo kishte dalë nga burgu, i dënuar për vrasje në 2002, kush është 48 vjeçari i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë

  • 14/06/2022

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pjerin Brushtulli, 48 vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Velipojë pas të shtënave me armë zjarri, rezulton se ka qenë i dënuar më parë për vrasje të kryer në vitin 2002.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në datën 06.10.2002 ku është vrarë me armë zjarri ne fshatin Berdicë të Rrethit Shkodër shtetasi Kolec Hila (Nushi), i cili në momentin kur është qëlluar po ecte në një rrugicë pranë banesës së tij.

Për ngjarjen, u arrestuan dy vëllezërit Pjerin dhe Tonin Brushtulli. Por më vonë organi i akuzës ka pushuar çështjen ndaj Tonin Brushtullit duke shpallur fajtor për vrasjen Pjerin Brushtullin i cili u dënua me 15 vite burg.

Momenti kur, Pjerin Brushtulli i plagosur me plumb në bark, dërgohet në spitalin e Shkodrës.

Njoftimi i gjykatës:

Ka rezultuar e provuar se, me daten 06.10.2002 rreth ores 19.30, eshte vrare me arme zjarri ne fshatin Berdice te Rrethit Shkoder shtetasi Kolec Hila (Nushi), ne momentin kur po ecte ne nje rrugice prane baneses se tij.

Prokuroria e Rrethit Shkoder ne lidhje me kete ngjarje, ka filluar çeshtjen penale, ne ngarkim te te pandehurve Pjerin Brushtulli e Tonin Brushtulli (vellezer), per vepren penale te vrasjes ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, te parashikuar nga nenet 78/2 – 25 e 278/2 te K.Penal.

Ne gjykim, duke qene se organi i prokurorise terhoqi akuzen ndaj Tonin Brushtullit, gjykata e shkalles se pare vendosi pushimin e çeshtjes per kete te pandehur, ndersa te pandehurin Pjerin Brushtulli e deklaroi fajtor dhe denoi sipas nenit 78/1 dhe 278/2 te K.Penal. Ky vendim eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Shkoder.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te pabazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Shkoder duhet te lihet ne fuqi. Ajo gjykate, ne dhenien e vendimit ka vepruar konform dispozitave te nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale

Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Gjin Brushtulli per vepren penale te vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 e denimin e tij me 15 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Pjerin Gjin Brushtulli per vepren penale te armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 K.Penal dhe denimin e tij me 2 vjet burgim. Ne bashkim te denimeve, ne aplikim te nenit 55 te K.P., e denon perfundimishte me 15 vjet burgim.

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Tonin Gjin Brushtulli per vepren penale te “vrasjes me paramendim, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal.
Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Tonin Gjin Brushtulli per vepren penale te armembajtjes pa leje, te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.63, date 21.03.2005, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.55, date 16.03.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.
Provat materiale, kaseta e pergjimit, i kalon per ruajtje Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Kunder vendimeve te gjykates se rrethit dhe gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari, Pjerin Brushtulli i cili kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

– Vendimi i gjykates ne lidhje me fajesine e te gjykuarit Pjerin Brushtulli, eshte mbeshetur ne akte absolutisht te pavlefshme dhe se ne gjykimin e kesaj çeshtje jane lejuar shkelje proceduriale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.

– Ne kundershtim me kriteret e percaktuara ne nenin 380, pika 1 e K.Pr.Penale, ne arritjen e konkluzionit ne lidhje me motivin e vrasjes, nuk e mbeshtet ne provat qe ka administruar ne seance gjyqesore, duke vepruar ne kundershtim te hapur me kerkesat e ligjit.

– Gjykata ka vepruar ne kundershtim me nenin 383, pika 1 e K.Pr.Penale, pasi ne vendimin e saj nuk ka shprehur arsyet per te cilat gjykata i quan te papranueshme provat e paraqitura nga ana e mbrojtes, ku vertetohet se i pandehuri Pjerin Brushtulli, ne kohen e kryerjes se vrasjes ka qene jashte shtetit.

– Ne pyetjen e deshmitareve Brulinda Brushtulli, gruaja e te gjykuarit Pjerin Brushtulli dhe kunates se tij Nikoleta Brushtulli, nga oficeri i policise gjyqesore, nuk jane respektuar kerkesat e ligjit, nuk eshte respektuar neni 158, pika 1 e 297/2 te K.Pr.Penale dhe mosrespektimi i ketyre dispozitave e ben deshmine te pavlefshme.

– Proçes verbalet e transkriptimit te pergjimeve jane te pavlefshme, pasi mungon nenshkrimi i oficerit te policise gjyqesore qe ka bere transkriptimin e pergjimit.

– Veprimet e pergjimit jane ne kundershtim me nenin 223/3 e 4 te K.Pr.Penale dhe sipas nenit 226/1 ato nuk mund te perdoreshin si prove ne gjykate.

– Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes ne ngarkim te te pandehurit Pjerin Brushtulli.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë