Një aksident është regjistruar sot në rreth-rrotullimin në afërsi të Urës së Goricës në Berat. Një 32-vjeçar që shpërndan pica në qytet ka rrëshkitur me motor dhe është përplasur me një makinë që udhëtonte përpara tij në rrugë.

Pas përplasjes,drejtuesi i motorit Erjon Gjeçi,32-vjeç është goditur në asfaltin e rrugës,duke marrë plagë të rënda në kokë e trup. Ai është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Beratit,ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 32-vjeçarit paraqitet kritike, për shkak se ai vetëm disa ditë më parë kishte dalë nga spitali ku kishte kryer një operacion.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugor ndërkohë që është shoqëruar në polici për të dhënë deklaratën e tij drejtuesi i mjetit tip Volvo, Geri Sulkaj, 24-vjeç.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentit është bërë shpejtësia e motorit,që për shkak të lagështirës në rrugë ka rrëshkitur dhe i ka rënë nga prapa furishëm Volvos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re