Ky është momenti i frikshëm kur dy makina përplasen kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Pasi kishte marrë djalin nga aeroporti, 57-vjeçarja Jeanette Hewitt u trondit kur një Nissan 4×4 i preu rrugën duke u përplasur me makinën e saj. Aksidenti në fjalë ndodhi në Wythenshawe, Manchester.
Sipas asaj që shkruan DailyMail, Hewitter po i afrohej një pike karburanti me makinën e saj Audi A1, kur automjeti i preu rrugën duke i shkaktuar dëme të mëdha në automjet.
Fatmirësisht ajo nuk pësoi dëmtime vetë, ndërsa u shpreh se shoferi tjetër pranoi se ishte futur në rrugë pa parë në anën e djathtë.