Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke  i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”.

Kryemadhi u shpreh se prokurorëve u ka kërkuar pse e kanë publikuar dosjen hetimore, duke cënuar kështu sekretin hetimor.

Po ashtu, Kryemadhi u shpreh se iu dha vetëm 3 orë kohë për t’u njohur me provat.

Kryemadhi: Po ju shpjegoj cfarë ndodhi, sapo pashë tre muskujtjerët e Edi Ramës, Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajen dhe gjyqtarin Erion Cela. Ishte eksperienca ime e parë në një sallë gjyqi. Pati një mashtrim nga Arben Kraja, kur tha që Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin. Ju e dini që Ilir Meta u rrëmbye nga banditët. E dyta kërkuam që të njohëm me provat që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na lanë vetëm 3 orë kohë. 3 orë janë shumë pak. I kam kërkuar edhe gjyqtarit dhe prokurorit, sepse dosjen që ju keni që në fakt qoftë prokuroria apo gjykata kanë nxjerrë sekretin hetimor. Kjo godina është departamenti i mashtrimit të Edi Ramës. Sot kam kuptuar që veglat një përdorimshme të Edi Ramës.

E pyetur nëse ishte i qetë Ilir Meta, Kryemadhi u përgjigj: Nuk flas farë për zotin Meta. Sot bënë një provokim për mua dhe familjen time. Ata e dinë marrëdhënien time dhe qëllimisht në kanë futur në një sallë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re