Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Milano nga policia pasi iu gjetën në garazhin e tyre 5.2 kilogramë heroinë.

Pas zbulimit të heroninës, policia italiane ka kontrolluar banesën e shqiparëve të moshës 36 dhe 46 vjeç, ku kanë zbuluar 70 mijë euro kesh.

Dy të dyshuarit janë pikasur në një makinë në zonën Piazzale Istria. Policët i janë vendosur në ndjekje dhe 36-vjeçari është drejtuar me makinë drejt një garazhi në Via Benefattori dell’Ospedale, ku sapo ka vënë re praninë e efektivëve ka tentuar të mbyllë qepenin.

Por efektivët kanë arritur t’i kapin dhe brenda në garazh iu gjetën pakot e drogës.

Në banesën e tyre janë zbuluar paratë në një zarf në krevat, si dhe një makineri profesionale për numërimin e kartëmonedhave, një makinë ambalazhimi me vakum dhe materiale të tjera ambalazhimi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re