
Gjatë fjalës së saj në Parlament, deputetja e PS për Elbasanin, Sara Mila theksoi rëndësinë e investimeve në linjën hekurudhore si një prioritet strategjik për lidhjen e qyteteve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën për modernizimin e infrastrukturës kombëtare, duke siguruar që projektet të jenë të qëndrueshme dhe në përputhje me standardet europiane.
Sipas deputetes, këto iniciativa janë të domosdoshme për rritjen e transportit të shpejtë, përmirësimin e sigurisë dhe për nxitjen e zhvillimit të rajoneve të ndryshme të Shqipërisë.
“Sot përpara Kuvendit paraqesim për shqyrtim dhe miratim tre marrëveshje shumë të rëndësishme financiare, të VIII”, pikërisht fazën e pare. Konkretisht segmenti Durrës-Rrogozhinë. Një investim që mbështetet nga Banka Europiane për Investimet, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe një grand prej 60 milionë eurosh nga Bashkimi Europian”, tha në hyrje të fjalës së saj në seancë plenare Sara Mila.
FJALA E PLOTË:
Linja hekurudhore Durrës-Rrogozhinë është pjesë e “Korridorit të VIII”, një rrugë prej 1,500 km që lidh jugun e Italisë me portet e Detit të Zi të Bullgarisë, dhe do të sigurojë lidhjen e parë hekurudhore të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.
Ky investim është një hap kyç në përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e rrjetit hekurudhor, përmirësimin e lidhshmërisë rajonale dhe përafrimin me standardet evropiane të transportit.
