Sarah Sanders, zëdhënësja e presidentit Trump, nuk do të jetë më e tillë.

Kjo u njoftua nga vetë presidenti në një cicërimë të tijën në Twitter,  ku shkroi se do e ushtrojë detyrën e saj deri në fund të muajit.

“Pas tre vjet e gjysmë, Sarah Sanders do ikë nga Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit për t’u kthye në Arkansasin e saj….”, ka shkruar Trump në Twitter.

Trump ka hedhur idenë se ajo mund të ishte Guvernatorja i Arkansasit.

“Do të ishte fantastike”, shkroi Trump.

Sarah Sanders i njoh për thënien e saj se “Zoti ka dashur që Trump ta udhëheqë Amerikën”. /teshesh.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re