Një udhëtim sa i rrallë aq edhe mbresëlënës mund të quhet ai i 40 vajzave e grave nga Kosova që mbajnë emrin Saranda.
 
Ato kanë vizituar qytetin me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë. Mes vajzave është edhe Saranda Myftari, e cila ka lindur pikërisht në këtë qytet në vitin 1999, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
 
Ajo e viziton për herë të parë vendlindjen.
 
Kjo vizitë e përbashkët në qytetin e Sarandës ishte një dhuratë e bukur, sidomos për vajzat që e shohin për herë të parë.
 
Ambasadori ynë në Prishtinë, Qemal Minxhozi thotë se iniciativa me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të vazhdojë edhe me vajza e djem që mbajnë emra të tjerë si Vlora, Berat, Drin, Shkumbin etj.
 
Në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza që mbajnë emrin Saranda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re