Pas takimeve në qarkun e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Sarandë. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Saranda ka ndryshuar shumë dhe se nuk mund të krahasohet me atë që ka qenë më përpara. Duke folur për investimet, Rama tha se do ta kthejnë Sarandën në një magnet të turizmit në Mesdhe.

Saranda sot nuk krahasohet me Sarandën dje, jo vetëm në atë që shohim, por edhe në atë që nuk shihet, por që ne e dimë, ju e dini, Saranda po mbyll një plagë të tmerrshme të kanalizimeve që mungonin dhe ujërave të ndotura që derdheshin ku të mundej. Po garantojmë që kjo pasuri e madhe të rritet në vlerë.

Ashtu sikundër kjo është fushata e parë në kujtesën time që kur janë bërë zgjedhjet vendore që ne nuk flasim më për ujë të pijshëm, se kemi bërë një transformim shumë të madh. Sot duhet të bëjmë edhe investimet e fundit, për të rritur burimin e ujit për Sarandë. Saranda garantohet që të ketë ujë 24 orë dhe të ketë një burim të sigurt. Se ujësjellësi është shtruar kudo, por na duhet një burim plus.

Ashtu sikundër porti i ri turistik që po bëhet në anën tjetër. Besoj se duhet shoqëruar edhe me transformimin e portit turistik brenda në gjirin e qytetit por për ta bërë Sarandën përfundimisht një nga magnetet më të forta tërheqëse të të gjithë Mesdheut pavarësisht se sot Saranda, edhe pa i pasur këto infrastruktura, ka një fuqi tërheqëse goxha të madhe por me këto, do të ketë një fuqi më të tërheqëse të Mesdheut.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re