Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Sarandë.

Një shtetas rreth 50 vjeç, teksa ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë ka  ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re