Marjo Sinani, i arrestuar nga Policia si autor i djegies së zyrës së noterit Aleko Anagnosti, është zbërthyer dhe ka rrëfyer përpara hetuesve emrin e personit që porositi dhe e pagoi për “punën” që do bënte.

Marjo Sinani u arrestua mëngjesin e 7 qershorit dhe në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje. Policia nuk ka patur asnjë dyshim se Marjo Sinani është paguar nga persona të tjerë për të djegur zyrën e noterit dhe policia e ka marrë në pyetje për zbardhjen e personave që mund ta kenë paguar.

Policia kishte dyshime edhe për porositësin e kesaj ngjarje dhe paralelisht për sigurimin e provave për shtetasin Marjo Sinani, ka siguruar dhe prova per porositësin e saj .

Mbi bazen e këtyre provave te siguruara nga policia, shtetasi Marjo Sinani kur është gjendur para tyre, nuk i ka mbetur tjeter vec të zbërthehet para grupit hetimor dhe ka pranuar të bashkëpunojë ne lidhje me këtë hetim, i cili është ndjekur në një dinamikë të shpejtë nga grupi hetimor.

I vuri flakën zyrës së noterit të arrestuar për tjetërsim pronash në Sarandë, prangoset autori (Emri)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re