Dy pika karburanti në qytetin e Sarandës u grabiten mëngjesin e kësaj të enjteje. Ngjarja e parë ndodhi rreth orës 06:00, ndërsa e dyta 30 minuta më vonë në të njëjtën zonë në qytetin bregdetar.
 
Sipas policisë, grabitësit e maskuar dhe të armatosur kanë kërcënuar me armë zjarri punonjësit dhe u kanë marrë rreth 16 mijë lekë të reja nga të dyja pikat e karburantit.
 
Policia ngriti pika kontrolli në disa pika kyçe të qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, qe dyshohet se janë te njëjtët.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re