Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi u kapën duke transportuar disa emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt vendeve të BE-së. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre.

Ky i fundit po lëvizte me automjet para tre makinave me emigrantë për të monitoruar rrugën për shkak të policisë. Njëri nga të arrestuarit ishte me masë sigurie ‘detyrim paraqitje’ për këtë veprimtari kriminale.

Tre të arrestuarit, 26, 23 dhe 43 vjeç u pikasën në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-miniera e Kripës” . Njëri prej tyre rezulton me precedentë të mëparshmë penalë.

4 automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re