Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Sarandë, atje ku një fëmijë i mitur është rrëzuar nga kati i dytë i banesës, duke marrë plagë serioze. I mituri, 4 vjeçar, është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit e mandje është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Autoritetet dhanë këto detaje në lidhje me rastin:

Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re