Specialistët e krimit ekonomik e financiar në Sarandë sekuestruan një llogari bankare prej 187 mijë eurosh, pas dyshimeve se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Gjatë operacionit “vjeshtë 2017” policia procedoi në gjendje të lirë një 47 vjeçar nga Finiqi i Sarandës, pasi dyshohet se ka pastruar para.
 
Deri më tani nga ky operacion policia ka sekuestruar mbi 50 milionë euro, pasuri të cilat dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal. Mes tyre ka automjete, prona të patundshme, si dhe llogari bankare në vlera të cilat nuk justifikohen.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re