Prej mesditës të së hënës, Tirana është përfshirë nga moti i keq, me rreshje të dendura shiu, stuhi të forta, dhe rrufe. Në një kohë shumë të shkurtër, prej orës 12:00 të 23 shtatorit dhe deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm, nga matjet e kryera rezulton se në kryeqytet ka rënë nje sasi e konsiderueshme shiu ne nje kohe te shkurter, plot 115 mml.

 

Kreu i Bashkisë, Veliaj përmes një postimi në “Twitter” thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërkohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.

 

“Mgjes! Ka qene 1 nate sfiduese per TR me shi, sa gjithe muajt e fundit bashke.

 

Ne zona informale me ndertesa nen nivelin e kolektoreve kemi probleme me ujin 🏚

 

@BashkiaTirane ne gatishmeri! Si per termetet, do t’ia dalim dhe kesaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet 🙏🏻🚒”, shkruan Veliaj.

 

Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.

 

Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

 

“Shkollat jane hapur, Lana eshte ne shtrat dhe rruget qytetase jane te kalueshme, po heqim pemet e fundit nga stuhia.

 

Ne zonat informale ekipet e emergjencave po pompojne ujin nga shtepite nen nivel te kolektoreve. Çeshtje kohe sa te mberrijme tek secila. #Floods ☔”, shkruan ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re