Koreja e Veriut duket se po ndërton raketa të reja balistike, pavarësisht lidhjeve të fundit ‘të ngrohjes’ me administratën Trump, shkruan BBC.

Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar i thanë Washington Post se satelitët spiunë kishin vërejtur aktivitet të vazhdueshëm në një vend që ka prodhuar raketa balistike.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të thotë se është e paqartë se sa larg ka shkuar puna.

Presidenti Donald Trump takoi udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në qershor.

Pas takimit të parë midis liderëve nga të dy vendet, u premtua të punohet drejt denuklearizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re