NGA Agron Gjekmarkaj

Kronikë mbi belara estetike

Tani disa gjera u zgjidhen siç e lyp e mbara. Puna e vulës u sqarua. Muçua mbet me gisht në gojë.

Ne vendosem  të bëjmë  opozite siç i ka hije një  opozite që të punon qindin. Ne të kronikes kemi vendosur që një pjese të kohës në Tabir Saraj t’ja kushtoj çështjeve  estetike. Per këte po punohet intesivisht me Kosten e Gramozit dhe të Lindites qe merr vesh shumë nga belarat estetike, gjetjet e thukta, rravgimet e qashtra, darovitjet pa dem, qederet e embla e plot kësosh!

Kemi  filluar te hartojmë disa kritere per disa çeshtje të imazhit dhe estetikes në Kuvend.

Ndoshta mund të krijohet edhe një parrukeri e posaçme, një berberhane, një qendër këshillimore, një rrefimtore e gjëra të tilla!

Për mbajtjen e mjekrës nga baballarët e kombit:

– Kush duhet ta mbaje e kush jo ? Mban Ulsia po jo Mete, Nikoqiri, Tao pse jo?

– Ku duhet te marrin leje ata pak ministra qe kemi? Mos është Bela lejedhënësja ajo qe u thote kjo duhet prere e kjo rritur, kjo duhet rruar e kjo keputur?

– Kush duhet te lëshoje autorizimet për deputetet? Deri me sot mos ka bërë ndonjë allishverish Majko duke i shitur tinëz?

– ⁠A duhet qe mjekroshët te respektojnë raportet maxhorance-opozite?

– ⁠Dmth a mundet qe opozita të ketë më shumë mjekroshë  se maxhoranca?

– ⁠Cilat duhet të jenë modelet e mjekrave qe duhet tu lejohen deputeteve e ministrave?

– ⁠Nëse nuk pelqehen a ka të drejtë Ermua tua ndukë në të thatë dhe tua hedhë para këmbeve?! Me sa tahmah do ja kepuste Salianjit se ay çoku llap nga pak?!

– ⁠Modelet jane tre: e Skenderbeut, e Ismail Qemalit dhe e Babos.

– ⁠Dilemave intelektuale kush e ujit dhe prashit, kush e kosit dhe kreh mjekrren e tij a di kush ti pergjigjet?!

Sepse po krijohet një situate disproporcionale.

Per shembull, a mund të jetë  Gaz Bardhi me ate mjekerr  qe duket si e sapombire, homologu i Babos me atë mjeker te hijshme e legjendare si te Ismail Beut nën hijen e se ciles fle një komb i tërë si sheleget në zheg?

Zgjidhjen duket ta kerkojme te mjekra e Gazit. O ta rrisë e ta zbardhë e ta beje për  të qënë  ose u pa puna, do lere Gjekmarkaj mjekerr, Ed Paloka, shef Oerdi dhe Hyqymeti Kryezevndes Lideri Muli. Pastaj aty krijohet një pyll qe s’di nga t’ja mbash!

Per veshjen e zonjave e zonjushave deputete:

– A mundet qe ngjyrat e veshjeve te devijojne nga ngjyrat simbolika te partive: dmth a mund te veshin socialistet, fjala vjen  Mamica , fustane e kostume blu? Ndoshta Etilda dhe Jorida mund te japin mend pa shfaqur xhelozi.

– ⁠Dhe a mund te veshin demokratet, fjala vjen,Zheni Bebi Gjergji  , kostume te ngjyrosura me lejla-mavine e famshe rilindase? Nese këtë e ben Dhurata Çupi çfarë reagimi do ketë Blero?

– ⁠Kur do te tolerohet veshja e fustankave ne vend te kostumeve? Kesaj pyetje pritet ti jape xhevap Dilua, Ismeti dhe Antoneta se ato i dinë mirë punet e marifetit dhe erzit! Nje sy mund ta hedhe edhe Arben Pellumbi me Nasipin si firaunë që janë.

– ⁠A duhet te jete kriter vetem temperatura  në diell apo edhe temperatura  politiko-parlamentare? Po Ogi qe rri gjithmone me kostum pse, çfarë ka kuptuar, ngase ka ngasje?

– ⁠Po Bora që  hijeshine e merr kudo me vete duke i ndare stinet fet e fet? Po Anila e cila duket sikur ka vape gjithmone dhe skuqet? Po Tezja me jakë koreane?

– ⁠Ne rast shpirtmadhesie e tolerance fustanlejuese, sa gisht mbi gju duhet te jete ai dreq fustan? A duhet negociuar per ketë me Eni Xaken apo pranohet në heshtje zgjedhja e saj?

Per çeshtjen e estetikes se meditimit:

Kush do lejohet qe me floket e shpushpurisura dhe me veshtrimin  e perhumbur te duket si filozof qe s’e ka mendjen ne mexhlis, po ne hallet e medha te globit, per shembull si Shalsi apo Luan Baçi , Gjeneral Kollçaku apo Saimir Korreshi dhe kush do sillet si qerrata  qe nuk le dy gure bashke, per shembull si Cyrbja apo Bledian Nallbati shpirti i të cilet zaliset tek sheh kah qeveria hijen e vagullt te Mamices?

Per çeshtjen e proamerikanizmit:

Kujt do t’i lejohet te rrije ne mejhanen e Kuvendit me kembe siper tavolines, si per shembull Etjeni dhe Arbi, dhe kush do rrije si një evropian modest dhe i edukuar, si per shembull, Toni  apo Flamur Hoxha?

Per çështjen  e analogjisë me Mamicen:

Sa kohe do doje opozita te gjeje nje zonje elokuente me krenari te eperme qe te debatoje me Mamicen apo kjo e fundit do perleshet vetem me burrat e PD? Ne kemi shefe Albanen qe ju merr perpara me kuç e maç per atë punë, ne kemi Inen qe ju ben gjemen duke qeshur! Ne kemi Jorushin me llafin sherbet qe ngjit si zamke! Ehuha janë të thella keto punë!

Ne vend që  të lëmë   shkas per burrerizimin e Mamices, duhet menduar  pak per grarizimin e debatit.

Ne kete pike bejme një komison bipartizan Gjekmarkaj , Salianji, Damua dhe Çyrbja ! Sekretar Helidon Bushati dhe si Ajatollah guide supreme kthehemi tek Kostaqi! Keto janë çeshtjet kryesore që shqetesojnë gjithë boten shqiptare pa zgjidhjen e të cilave nuk ka as derman as paqë!

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re