Saudi Aramco, kompania kombëtare e naftës e Arabisë Saudite, njoftoi se në Ulsan të Koresë së Jugut u hodhën themelet e projektit petrokimik “Shaheen” në vlerë prej 7 miliardë dollarësh.

Në një deklaratë me shkrim nga kompania, thuhet se projekti, i cili u shpall në nëntor 2022 dhe themeli i të cilit u hodh sot, është zhvilluar nga S-Oil, një degë e Saudi Aramcos.

Theksohet se projekti ka efekt pozitiv në qëndrueshmërinë dhe reduktimin e emetimeve të karbonit dhe rëndësi të madhe për strategjinë e Saudi Aramcos për shndërrimin e naftës së papërpunuar në kimikate.

Në një deklaratë me shkrim, Kryetari i Bordit të Saudi Aramcos, Amin Hassan Nasser, ka thënë se Projekti Shaheen është një nga investimet më të mëdha të kompanisë në nivel ndërkombëtar në fushën e rafinimit, kimikateve dhe marketingut.

Duke nënvizuar se Projekti Shaheen është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë në fushën e shndërrimit të lëngjeve në kimikate, Nasser tha: “Ai gjithashtu përfaqëson një moment historik në forcimin e pranisë sonë në Republikën e Koresë”.

Projekti mbulon përdorimin e parë komercial të naftës në shkallë të gjerë të Saudi Aramcos për konvertimin në kimikate përmes plasaritjes termike.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re