Arabia Saudite refuzoi plotësisht raportin amerikan në të cilin Princi i Kurorës Mohammed bin Salman akuzohet se qëndron pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në 2018.

“Qeveria e Arabisë Saudite plotësisht hedh poshtë përfundimet e rreme dhe dëmtuese të përfshira në raport në lidhje me udhëheqjen e Mbretërisë dhe nuk mund t’i pranojë ato në asnjë mënyrë,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Raporti i SHBA “përmban përfundime dhe informacione të gabuara”, shtoi deklarata.

Aty thuhet se ishte një “rrethanë vërtet për të ardhur keq që raporti, me konkluzione të padrejta dhe të gabuara, u botua ndërsa Mbretëria dënoi qartë krimin e rëndë dhe udhëheqësit e saj morën masat e nevojshme për të siguruar që një dramë e tillë të mos ndodhte më kurrë”.

Ministria thekson se “partneriteti midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara është i fortë dhe i bazuar në respekt të ndërsjellë për dekada”.

“Shpresojmë që partneriteti të vazhdojë në të njëjtat themele,” shtohet më tej.

Një raport i inteligjencës amerikane i lëshuar të premten pretendon se Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman miratoi operacionin për kapjen ose vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili shkroi në mënyrë kritike për familjen mbretërore dhe u vra përfundimisht.

Khashoggi kishte një leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara dhe në kolonat për Ëashington Post ai kritikoi ashpër politikat e Princit Mohammad bin Salman të njohur si MBS.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re