Drejtori i organizatës së shoqërisë civile me qendër në Londër “Save The Children” për Palestinën, Jason Lee tha se janë tmerruar kur panë shkatërrimin në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza ndaj të cili Izraeli kreu sulm ajror.

Në një postim nga llogaria X e organizatës, Lee deklaroi “Jemi tmerruar kur pamë shkatërrimin i cili shkaktoi vdekje dhe plagosje të shumë familjeve në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza”.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se avionë luftarakë izraelitë kryen sulm ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

Në deklaratën e ministrisë nga llogaria e saj në Telegram thuhet se sipas të dhënave paraprake në sulm humbën jetën 100 persona dhe se u shkatërrua plotësisht lagjja “Blloku 6” i cili është një nga vendbanimet civile që ndodhet në kamp.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re