Skip to content

Sazan Guri shpall kandidaturën për president: Kam mbështetje edhe nga deputetë të Kuvendit, ja kush më përmendi publikisht

Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka shprehur publikisht kandidaturën e tij për president të republikës së Shqipërisë. Nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Të Vaksinuarit në Fax News, Guri sqaroi disa prej arsyeve të cilat e bëjnë atë një kandidat të denjë për postin e kreut të shtetit.

Ndër të tjera, Guri theksoi se kandidatura e tij mbështetej edhe nga deputetët e Kuvendit, duke përmendur konkretisht deputetin Agron Duka i cili e kishte propozuar publikisht si kandidaturë.

Pyetje: Pse ky vendim për të kandiduar për postin e presidentit të republikës?

Guri: Fillimisht sqaroj se nuk jam i yshkur nga ndonjë faktor politik, nuk bëj rolin e askujt, por bëj atë që më kërkuan prej disa vitesh, njerëz që përbëjnë plot 40 komunitete që unë i kam mbrojtur me devotshmëri. Pastaj vjen rendi akademik, kërkuan t’i përfaqësoja unë. Në këto kushte unë dola edhe për të thyer atë sikur Shqipëria varet nën çengelin e një personi, për të thënë se ne mundemi dhe se ne dimë.

Ka qenë një kohë kur presidenti u gjet duke peshkuar, po ashtu ka qenë një kohë një kohë kur një kryeministër luante tavëll. Pra për t’i kundërshtuar të gjithë këto dhe për t’i thënë parlamentit që nëse nuk gjejnë dot mes njëri tjetrit atëherë të gjejnë nga bijtë e popullit.

Pyetje: A ju mbështesin me votë në parlament?

Guri: Po po më mbështesin, sa të duash, ka folur vetë Agron Duka që më ka përmendur para dy netësh. Ndërsa të mazhorancës nuk e kanë kurajon për këtë çështje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb