Ambientalisti Sazan Guri, ka një shpjegim mjaft të rrallë, për arsyen përse, sipas tij, shqiptarët e kalojnë më lehtë koronavirusin. Guri thotë se gjaku i shqiptarëve është “blu”, “gjak faraonik” dhe “ndryshe nga gjaqet e tjera”.

Lexojeni dhe dëgjojeni vetë, këtë shpjegim perlë të Sazan Gurit!

“Qysh 25 mijë vjet më parë, shqiptarët trashëgojnë të njëjtin gjak, zero negativ apo zero pozitiv, gjak faraoni, gjak blu dhe këto formula që ka shqiptari në gjakun e vet, të studiuara dhe zbuluara nga institucionet kroate, suedeze, austriake, besoj se shqiptari do ta kalojë shumë herë më lehtë, duke qenë se është një gjak më historik. Duke qenë se shqiptarët janë 47% me gjak zero negativ, janë më të mbrojtur dhe historia i ndihmon në ADN-në e vet. Sado i ndryshëm të jetë virusi i tanishëm, virusi helm është prap, këto helme gjaku zero negativ, në historinë 25 mijë vjeçare, i ka kaluar dhe ka ADN-në e vetë më ndryshe nga gjaqet e tjera“, tha Sazani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko