Ambientalisti Sazan Guri foli këtë të hënë në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews “ndarjen nga jeta” të qenit të tij Darki, të cilin e kishte prej 19-vjetësh. Guri tregoi lidhjen e fortë emocionale që kishte me qenin e tij dhe në një moment teksa fliste shpërtheu në lot.
Ai njoftoi se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ngordhjen e qenit të tij.
“Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin.
Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin e rrugës. Nuk kishin çfarë të më thonin, çfarë të më bënin, por ishin gati të më shqyenin n jë pjesë. Por sot ëstë ritur pjesa e madhe që i duan kafshët, pasi dashuria tek ata është dashuri në univers”, tha Guri.
Gjithashtu ai njoftoi paraprakisht në facebook ndarjen nga jeta të qenit të tij: ”Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh”.