Ish drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka qenë i ftuar në studion e Fax News, ku ka folur lidhur me situatën e krijuar në ishullin e Sazanit me shpërthimin e vatrave të zjarrit që kanë shkrumbuar qindra hektarë të zonave pyjore.

Prençi tha se operacioni ajror ishte e vetmja mënyrë që mund të çonte në shuarjen e zjarrit pasi përpjekja e ushtarëve për ta shuar me kazma dhe lopata mund të rezultonte fatale sepse e gjithë zona ishte e minuar.

“Zona ku ka rënë zjarri mbart në vetvete një rrezik të madh dhe nuk është më zonë turistike por zonë e minuar sepse atje ka municione pafund dhe mund të rrezikohen ushtarët. Aq më tepër kur të shkosh të punosh me kazma dhe lopata do të thotë ta plasësh me dorën tënde dhe të sakrifikosh ushtarët. Unë punlikisht i kërkoj Peleshit të mos bëjë rolin e ekspertit por të flasë me ekspertët të cilët kanë thënë se në ishullin e Sazanit zjarri fiket vetëm me operacione ajrore. Sepse këtu përbën rrezik për jetën e turistëve të ushtarëve dhe të atyre që përpiqen të shuajnë flakët.

Kjo situatë nuk është vetëm gjatë viteve të fundit, por kjo situatë e mos-ngritjes së një helikopteri nuk ka ndodhur kurrë. Rasti i zjarrit që bie në Ishullin e Sazanit është rasti i parë masiv, që i gjeti të papërgatitur që do të thotë se do u drejtohen fqinjëve. Sipas parashikimeve për motin e nxehtë tregohet se ne jemi të kërcënuar nga rreziku i zjarreve. Ndërsa kryeministri duhet të ngrejë në alarm të gjithë bashkitë për të shtuar numrin e vëzhguesve”– u shpreh Prençi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re