Skip to content

Sazani po “digjet” prej 24 orësh, prefekti i Vlorës: E pamundur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga…

Prej 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në ishullin e Sazanit. Mësohet se aktualisht efektivë të ushtrisë, zjarrfikësve dhe zonave të mbrojtura kanë punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit por nuk kanë arritur dot ta vendosin në kontroll ende.

Nuk po bëhet ndërhyrja nga ajri, për shkak se nuk ka në dispozicion një helikopter për tëb ërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjithashtu ekziston dhe rreziku i plasjes së municioneve ushtarake, që kanë mbetur të groposura vite më parë kur Sazani ishte bazë ushtarake.

Ndërkohë për Faxnews ka folur prefekti i Vlorës Flamur Mamaj, i cili tha se është e pamundur ndërhyrja nga ajri teksa shtoi se shkak për zjarrin dyshohet të jetë pakujdesia.

Flamur Mamaj: Është shumë  evështirë të punohet ngga ajri për të elemunuar këtë vater zjarri. Aty janë specialistët që po bëjnë vlerësimet paraprake dhe në moment që do të ketë vlerësim, do e bëjmë publike. Sipërfaqja mbulohet nga tymi dhe të jep përshtypje të gabuar. Shpresojmë që brenda ditës së sotme të eleminojmë zjarrin.

Edhe në bazë të vlerësimeve, kuptohet që është nga pakujdesia, pasi vizitohet nga qindra vizitorë. Kemi përforcime, janë 60 trupa të FA që janë në terren për mos përhapjen e zjarrit më tej. Akoma nuk është hapur per sezonin turistik, nuk përbën ndonjë arsye për të penguar vizitorët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb