Kryeministri Edi Rama gjate fjales se tij ne Kongresin e PS, foli per nje skenar te mundshem te bllokimit te procesit te hapjes se negociatave nga Greqia.

Sipas tij, “Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore, Greqia. Historia dihet, qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte”.

Me tej Rama u shpreh se: “Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë. Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet”.

Rama: Dua ta besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nga mëngjesi deri tani nuk mund të jetë mjaft. Do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë, patjetër. Do ta rrisim turizmin. Do të bëhemi eksportues neto të energjisë, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE nëse nuk kemi drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane.

As nuk do ta bëjmë një shtet ku frymë e modernizimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit jo gradual. Jo thjesht në aspekti teknologjik, por në filozofinë e qasjes së institucioneve të idesë së progresit.

Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE fuqia organizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Ndaj çdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t’i vërë gishtin kokës së vetë çdo ditë, unë ia vë, dhe t’ia kujtojmë mirë këtë. Fakt absolut, nëse PS vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në dikutim serioz. Në një botë, rajon, kohë, kur çdo ditë kur dikush ndalin, distanca kur dikush vrapon, bëhet shumë e madhe.

Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore. Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte.

Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë. Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet.

Juve të gjithëve dhe shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’u them se në rast se kjo ndodh, unë nuk kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar dhe i motuar për të vazhuar sëbashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët. Por dhe i binduar se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë procesin e antarësimit.

vijon….

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re