Kancelari gjerman, Olaf Scholz u tha ligjvënësve se dëshiron të zhvillojë bisedime të reja me presidentin rus Vladimir Putin, sipas pjesëmarrësve në një takim të komitetit të mbrojtjes në Bundestag në Berlin.

“Kancelari njoftoi gjithashtu një nismë të re për bisedimet me Putinin”, tha ligjvënësi Wolfgang Hellmich i social-demokratëve.

“Scholz tha se nuk kishte kuptim të flitej me Putinin përpara fjalimit të tij të Ditës së Fitores, më 9 maj, ndërsa vuri në dukje se konflikti nuk mund të zgjidhej pa dialog”, sipas Hellmich.

Scholz ka folur disa herë në telefon me Putinin, pas fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt, por më pas nuk kanë pasur më kontakte.
Burimi: ATSH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re