Skip to content

Scholz në Kosovë: njohja dhe vizat, nga Gjermania

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Njohja e Kosovës nga Serbia dhe liberalizimi i vizave, ishin kryefjalë e kancelarit gjerman në Pishtinë, aty ku ai nisi një tur ballkanik.

Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.

Duke folur për marrdhëniet dhe dialogun Kosovë-Serbi, Kancelari Scholz, theksoi se është të e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.

“Përfaqësuesi i BE-së Lajçak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës.

Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjineshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.

Scholz tha më tutje se për ta hequr regjimin e vizave për Kosovës po flitet me të gjithë partnerët evropianë që edhe ata të binden se një gjë e tillë duhet të ndodhë.

“Unë e kam thënë edhe më herët: ne angazhohemi që liberalizimi i vizave të vijë sa më shpejt, pasi që kushtet janë plotësuar dhe për këtë flasim me të gjithë partnerët në Evropë dhe ata të binden siç jemi bindur ne që moti. Krahas marrëdhënieve tona bilaterale ne kemi biseduar edhe për liberalizimin e vizave që ende po mungon. 

Edhe liberalizimi i vizave duhet të ndodhë dhe unë personalisht po angazhohem te partnerët e BE-së”, tha Scholz.

Ai e nisi turin nga Kosova, duke përcjellë një mesazh të qartë gjerman të përkrahjes së Pishtinës.

“Gëzohem që po e vizitoj Kosovën si vendin e parë gjatë udhëtimit në Ballkanin Perëndimor. Fakti që po takohemi pas një muaji nga takimi në Berlin tregon se sa të ngushta janë marrëdhëniet tona biletarelale. Qeveria e Kosovës ka treguar se si partnere e besueshme qëndron me evropën perëndimore në sanksionet ndaj Rusisë”, u shpreh Scholz.

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë