Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në prag të një vendimi nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez , kancelari gjerman Olaf Scholz i ka dërguar një letër të hapur Shkupit.

 

Ai ka bërë thirrje që të pranohet propozimi francez, pasi do të hapë rrugën drejt anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.

 

Po ju kujtoj kur shpesh na thoni se nuk po e mbajmë premtimin ndaj jush. Unë ju kuptoj se me miratimin e propozimit francez, me të vërtetë do të hapet rruga për në BE.

 

Por Scholz ka theksuar se edhe pas pranimit të këtij propozimi, rrugëtimi drejt BE nuk do të jetë i lehtë.

 

Unë dua të jem i sinqertë me ju. Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa tjera, të cilat duhet të tejkalohen. Por, unë gjithashtu dua t’u them se së bashku do t’i tejkalojmë detyrat që na presin.

 

Kancelari Scholz ka theksuar se vendi i maqedonasve është në Bashkimin Evropian, ku ushqehen gjuhë dhe identitete të ndryshme.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë