Ish-Kancelari gjerman, Gerhard Shrëder (Gerhard Schröder) deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të vendosë marrëdhënie më të mira me Turqinë dhe Rusinë.
Shrëder pretendoi që në qoftë se nuk bëhet një gjë e tillë atëherë këto dy vende do të drejtohen nga Kina.
Ai bëri të ditur se nuk është e mundur që në Evropën Lindore të ketë stabilitet pa bashkëpunim me Turqinë dhe Rusinë, ndërsa vijoi duke thënë se “Duhet të kemi parasysh se Rusia dhe Turqia kanë alternativa tjera përveç Evropës, ata mund të kthehen nga Azia”.
Në fjalimin e tij drejtuar biznesmenëve në Mënshengladbah (Mönchengladbach), Shrëder pretendoi se BE-ja duhet të parandaloj “shkarjen” e Turqisë dhe Rusisë në drejtim të Kinës.
“Për këtë arsye ne kemi nevojë për marrëdhënie më të qëndrueshme me Rusinë dhe Turqinë”, deklaroi Shrëder, ndërsa theksoi se për këtë nevojitet më shumë besim.
Ish-politikani i Partisë Social-Demokrate kritikoi edhe sanksionet e BE-së ndaj kompanisë “Rosneft”, që është prodhuesi më i madh rus i naftës.
Pasi është emëruar në krye të bordit mbikëqyrës të kompanisë ruse “Rosneft”, Shrëder u pyet se si do të mund të kontribuoj ai në këtë detyrë në përmirësimin e marrëdhënieve BE-Rusi.
“Presioni i hapë rrugë kundërpresionit… vetëm me shkëmbimin ekonomik do të mund të bëhen ndryshimet strukturore”, u përgjigj Shrëder. /Kosova Post/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re