Një vëzhgim krahasues midis të resë në fe dhe shkencës së hershme juridike Islame.

Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Këto ditë më ra në dorë një libër i një shkrimtari Amerikan Ron Hubbard i cili kishte strukturuar një fanta-ideologji duke shkëputur copëza shkence, filozofie, metodologjie suksesi dhe motivimi new age për të zhvilluar një ideologji të re që me ç’duket tashmë është titulluar nga pasuesit e këtij sekti si fe e cila duhet ndjekur, madje po lexoja se ajo tashmë ka përfshirë në të edhe emra të njohur të ekranit. Kështu vendosa të bëja një hulumtim të vogël rreth saj dhe të lexoja një nga disa librat e ideatorit të kësaj “feje” që me sa duket pëpiloi shumë të tillë gjatë jetës së tij, madje edhe shitjet e tyre ishin të konsiderueshme. Scientology u themelua nga L. Ron Hubbard në vitin 1954, bazuar në idetë e tij të përmbledhura në librin “Dianetika”, një udhëzues psiko-filozofik apo siç quhet ndryshe shkenca e shëndetit mendor, kështu orientimet individuale të shprehura në librat e tij ai më pas i riorganizoi ato koncepte në një fe të mirfilltë. Hubbard kishte qenë një autor i suksesshëm i fictionit shkencor para themelimit të kishës së scientologjisë(shiko serinë e romaneve shkencore “Battlefield Earth” ). Scientology nuk adhuron apo nuk përshkruan një hyjni të veçantë; ajo është më mirë të përshkruhet si një filozofi fetare ose shpirtërore e përzier me teori (siç disa shkenctarë do të pohojnë) apo fanta teori të pavërtetuara shkencërisht. Kështu pas themelimit të saj si kishë scientology është njohur kohë pas kohe edhe jashtë Amerikës, ku në disa vende është njohur si fe, disa vende (Gjermania) si kult dhe disa të tjerë si (Australia etj) si organizatë bamirësie e cila është liruar nga detyrimi për të paguar taksa kështu çdo fitim që ajo regjistron i përdor tërësisht për të ndërtuar kisha shumëkatëshe super lluksoze dhe për stafin që punojnë në to, madje thuhet se ajo i rekruton pasuesit e vet që në moshë të vogël,të cilët vijnë nga familjet e ithtarëve të vet kishës . Një prej tyre është edhe Jenna Miscavige Hill e cila ka shkruar librin “beyond belif” , libër që flet për jetën e saj të mjerueshme si pasuese dhe misionare e këtij sekti. Duhet thënë se, Scientology mbetet një organizatë misterioze, e konsideruar nga shumica e njerëzve si një kult që thuhet se i frikëson dhe i sulmon kundërshtarët e saj dhe i bën presion njerëzve në mënyrë që mos të largohen prej, saj po ashtu ajo shfrytëzon shpesh pasuritë e të tjerëve (aryre që aderojnë në të apo mashtrohen nga retorika e saj se gjoja suksesin e kane nga adoptimi i asaj ideologjie ) për të rritur të ardhurat e veta. Në Amerikë tashmë ekzistojnë 6 libra të botuar që flasin dhe paralajmërojnë për rrezikshmërinë e kësaj organizate që duhet thënë se ka një besim mesanik dhe okult.

Realisht e nisa hulumtimin e këtij fenomeni duke parë se ka disa kohë që ky sekt ka hapur kishën e vet edhe në Tiranë, dhe ka filluar të përkëthejë dhe të shpërndajë romanet e tij, që janë fanta-ide të bazuara në teoritë e themeluesit të kishës. Realisht kjo organizatë nuk përbën diçka thelbësisht të re (për nga ideologjia fetare që pretendon) nga fetë e tjera made in America, kështu siçdo sekt me prejardhje dhe datë themelimi të afërt (diku para 60 viteve), ata janë një kult i cili përdor premtimin e vetë-përmirësimit për të kontrolluar dhe manipuluar anëtarët e saj. Sidoqoftë, Scientology mbetet një organizatë misterioze, e konsideruar nga shumica e njerëzve si një kult që thuhet se i frikëson armiqtë e tij dhe i bën presion njerëzve kundër largimit për mos të përmendur koleksionin e çmendur të marrëzirave dhe ndodhive të raportuara në të cilat mashtrojnë njerëz të ndryshëm për paratë e tyre. Midis të tjerash ajo që lexova në librin e tyre “Scientology e përdorur në botën e punës së përditëshme ” Fq 14 ishte edhe se : Scientology është një shkencë e jetës. Ajo është përpjekja e parë plotësisht perëndimore (Amerikane) për të kuptuar jetën. Të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë ardhur nga Azia dhe nga Evropa Lindore (Islami krishtërimi). Dhe ato dështuan. Asnjëra prej tyre nuk dha ndonjë siguri më të madhe. Asnjëra prej tyre nuk mundi ta shndërronte sjelljen njerëzore për më mirë. Asnjëra prej tyre-dhe ato mburreshin me këtë-nuk mundi ta ndryshonte inteligjencën njerëzore. Scientology është diçka e re nën këtë diell. Por, ndonëse është e re, ajo është shkenca e vetme e ekzistencës njerëzore e provuar dhe e vërtetuar plotësisht dhe thellësisht (asnjëraprej teorive të tyrenuk është vërtetuar shkencërisht). Nuk nevojitet të qëndrosh 20 vjet i ulur mbi gjemba për të zbuluar që dikush është i vdekshëm. Nuk nevojitet një studim i madh e kavjet për të kuptuar që Njeriu është i konfuzuar. Scientology mundet, dhe ia del mbanë të ndryshojë sjelljen njerëzore….”, me pak fjalë ata ftojnë në këtë libri nëpërmjet thirrjeve aspak elokuente por motivuese që njeriu ta marri në dorë “fatin” e vet , deri këtu ok pasi motivimi për të vepruar është baza e çdo feje qiellore, por më tej në këtë libër “fati” si term përdoret shpesh tinëzisht kështu në fq 12 dhe 21 thuhet : …Fati është rastësi. Të jesh i varur nga fati do të thotë të varesh nga padituria ….Ato gjëra që ia lëmë fatit në dorë, ka pak të ngjarë që të gjejnë zgjidhje vetë.. .. Ç’rol luan fati në konfuzion? Fati është shpresa që ndonjë mundësi e pakontrolluar të bëjë të mundur që t’ia dalim në krye asaj gjendjeje ,mbeshtetja tek fati do te thotë braktisje kontrolli, kjo është apati….”, nëse me fat ata synojnë atë që njeriu përpiqet ta fitojë nëpërmjet përpjekjeve atëherë kjo i jep njëfarë kuptimi sensit motivues të thrilleve ala Amerikançe por në të njëjtën faqe thuhet “Me fat ne kuptojmë “e ardhme jo e drejtuar personalisht”. Ndërsa pjesë e besimit të feve Abrahamike është edhe determinizmi hyjnor ose paracaktimi në të cilin thuhet se edhe fati i njeriut është njësi e përcaktuar dhe e orientuar nga vet Zoti i madhëruar, kështu Ai dikujt i ka dhuruar më shumë “fat” dhe dikujt më pak (siç edhe e shohim të manifestuar në realitet). Dhe ky besim padyshim që shkon kundër besimit mijra vjeçar të një Zoti të vetëm sundues dhe determinues të lëvizjeve në galaktikë, kjo pasi njeriu padyshim ka lirine e marrjes së vendimeve dhe angazhimit në përpjekje,por shpesh shohim që përpjekjet nuk finalizohen njësoj për të tërë ndaj njeriu nuk bën të mërzitet apo të ndryshoj besim e mendim vetëm sepse përpjekjet e tij nuk u finalizuan sipas asaj që.ai dëshironte.

Sipas profesores së Studimeve Fetare Mary Farrell Benarowski, Scientology e përshkruan veten duke u mbështetur në shkencë, fe, psikologji dhe filozofi, por “nuk i përket asnjërës prej tyre duke u refuzuar, në pjesën më të madhe, nga të gjitha”. Materiali i përfshirë në të është karakterizuar si fantashkencë e keqe nga kritikët, ndërsa të tjerë pretendojnë se ka ngjashmëri strukturore me mendimin gnostik dhe besimet e lashta pagane hindu rreth krijimit dhe kozmosit. Scientologjia i drejtohet shpirtit – jo trupit apo mendjes. Kisha e Scientologjisë ruan një shumëllojshmëri të gjerë besimesh dhe besimi thelbësor i saj thotë se njeriu është një qenie e pavdekshme shpirtërore (thetan) që banon në një trup fizik. Thetani ka pasur jetë të panumërta të kaluara, disa prej të cilave, para ardhjes së thetanit në Tokë, ka jetuar në kultura jashtëtokësore. Pra një përzjerje besimesh paganë të cilët pohojnë rimishërimin e shpirtit në një qënie tjetër biologjike dhe panteizmin (se gjithçka është Zot). Madje ata i lejojnë antarët e kishës së tyre ta konceptojnë Zotin sipas kuptimit të tyre personal pa kufizime dhe pa i dhënë atribute të përcaktuara, ata thonë se Zoti është dinamizëm, Kisha e konsideron veten shkencore, megjithëse ky besim nuk ka bazë në shkencën institucionale, sociologu William Sims Bainbridge citon origjinën e Scientologjisë në nënkulturat e trillimeve shkencore dhe “harmonisë” me kozmologjinë shkencore. Fantashkenca e konceptuar për të punuar për dhe kundër qëllimeve të shkencës, ka kontribuar në lindjen e feve të reja, duke përfshirë Scientologjinë. Ritualet e kishës mund të kategorizohen në katër mënyra: së pari, ritualet e kryera për transformimin shpirtëror; së dyti, ceremonitë kolektive të quajtura zakonisht ngjarje, duke përfshirë ditëlindjen e Hubardit; së treti, ritet e kalimit duke përfshirë dasmat dhe funeralet; dhe së katërti, ato që imitojnë ritualet e krishtera, siç janë shërbimet e së dielës. Ngjarjet përfshijnë përvjetorin e Dianetikës (shkenca që flet sipas tyre për shëndetin e mendjes dhe çlirimin e shpirtit), përvjetorin e Freewinds dhe Ditën e Auditorit . Ata e kundërshtojnë fuqishëm psikiatrinë dhe psikologjinë si doktrina shkencore dhe qëllimi i etikës së tyre është të eliminojë interesat e njerëzve në gjëra të tjera përveç Scientologjisë.

Por feja e vërtetë ajo monotesite, Abrahamike është inspirim nga Zoti dhe se intelekti është dhuratë e Zotit të Madhëruar dhe për këtë shkak edhe besimtari që nuk është i sëmurë nga sëmundjet psikike, nuk vuan nga depresioni nervor, i tilli nuk i sheh të ndarë shkencën në një anë dhe fenë në anën tjetër. Por nga ana tjetër Islami ka atë që këto kulte prodhim Amerikan nuk e kanë, jursiprudencën, ligjin e vjetër i cili është trashgimi e plotësuar në mënyrë të përsosur e ligjit të Musait, Ibrahimit dhe vazhdës së madhe të profetëve të Zotit, për këtë Zoti thotë në Kuran: Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit)” Maide 48.

Fikh-u ( jurisprudenca Islame) ka kaluar në faza të ndryshme të zhvillimit, të cilat kanë filluar me periudhën profetike (rreth. 610-632 e.s.), të cilat hodhën njohuritë fillestare të shkencës ligjore të fikh-ut duke u sistemuar dhe amenduar shekull pas shekulli e cila vazhdon të jetë ende sot e kësaj dite burim madhështor i të drejtës dhe etikës religjoze islame. Në pjesën më të madhe të rasteve, juristët pajtohen mbi ndarjen e normave të fikh-ut në ibadete (çështjet që i përkasin adhurimeve praktike), objektivi kryesor i të cilave është lartësimi dhe adhurimi i Zotit dhe fitimi ose shpërblimi në botën tjetër, dhe muamelatet (transaksionet civile), objekti kryesor i të cilave është realizimi i dobisë për njerëzimin dhe shoqërinë. Islami pra nëpërmjet jursiprudencës së vet vendos lidhjen mes fesë dhe shkencës, xhamisë dhe shkollës, tokës dhe qiellit, dynjasë dhe ahiretit, trupit dhe shpirtit, arsyes dhe besimit, idese dhe praktikés, besimit dhe shehadetit etj. Pa i hyrë në hak as njërit dhe as tjetrit. Çdo ideologji kërkon një normë apo një “inspektoriat kontrolli” nëpërmjet të cilit të masin hapin e tyre dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre, ashtu sikurse fëmija shikon nga prindi i vet në rastet kur kryen një punë për të cilën ka nevojë të sigurohet se e ka bërë mirë apo jo. Kështu Islami ngre një kriter moral të rëndësishëm për qeniet njerëzore me të cilin ata mund të vërtetojnë të gjitha hapat që ata marrin dhe të gjitha stadet që ata kapërcejnë, ky kiter eshtë kënaqësia e Allahut, po këto sekte made in amerika që për Zot kanë fanta shkencën apo motivimin psikosomatik, kë përpiqen të kënaqin?Apo aprovimin e kujt kërkojnë? Islami fokusohet mbi një shpjegim realist të jetës dhe mbi përhapjen e të parit të jetës ně formen e saj reale, si një hyrje që të përgatit rrugen për të jetuarit e vërtetë në këtë botë dhe tjetrën. Islami e udhëheq qenien njerëzore drejt pjesémarrjes në themelimin e një individi dhe shoqërie të lidhur me të kaluarën e vet dhe të sigurtë për ardhmërinë e vet, ndërsa këto kulte e çorientojnë brendësinë e njeriut dhe e lëkundin besimin dhe mendimin e tij për të nesërmen edhe pse ato pretendojnë se e nxjerrin njeriun nga kaosi shpirtëror dhe çorganizimi material. Por shpesh këto kulte harrojnë se po i Edukojnëi gjeneratat e reja me edukatë afetare, duke i katapultuar në çdo ide dhe përfytyrime depresiv, fenomene të cilat shpesh kanë kontribuar direkt apo indirekt në forcimin e laicizmit apo sekularizmit shpirtëror. Por një gjë nuk duhet harruar, nëse ka ndonjë arsye për ekzistimin e laicizmit në Perëndim, nuk do të thotë se ka ndonjë arsye për ekzistimin e tij edhe në Lindje, gjegjësisht në botën islame ose në zemrat e besimtarëve musliman. Tek e fundit mos harroni që feja si sitem jete dhe vdekjeje e ka origjinën në lindje dhe jo në perëndim, ndërsa nga perëndimi ,sipas transmetimeve profetike, në aspektin religjoz nuk pritet gjë tjetër vetëm se të vijë një shenjë prej shenjave të kataklizmës së madhe dhe atë ditë nuk ka më pendim për atë që ka përqafuar “fenë e perëndimit” për këtë thotë pejgamberi a.s:…..nuk ndërpritet pendimi derisa të lindë dielli nga perëndimi “Ahmedi 4/98 ,Darimiu 2/239

Shiko:https://en.wikipedia.org/wiki/Scientology#Scientology_as_a_religion

Children of Scientology: Life After Growing Up in an Alleged Cult

https://en.wikipedia.org/wiki/Scientology_beliefs_and_practices

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re