Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott është shprehur se SHBA-të nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për çështjen Kosovës. Në reagimin e tij për mediat serbe ai ka përmendur edhe letrën e presidentit Donald Trump, në të cilën parashikohet njohje e ndërsjelltë.

“Ne shohim një zgjidhje të përgjithshme për këto pyetje, do të duhej të përfshinte njohjet e ndërsjella. Kjo ka qenë e theksuar edhe në letrën e presidentit Trump andaj nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë.Ne presim që palët të kthehen prapa dhe t’I kthehen dialogut, kjo varet nga ju”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re