Kryeministri Edi Rama ka komentuar futjen në listën e Partisë Socialiste të ish-deputetit demokrat, Alban Zeneli.

Rama, teksa ironizoi listën për deputetë të Sali Berishës, u shpreh se ish-ligjvënësi i PD-së, e do partinë e tij, por jo bufin dhe tribunën VIP të kënetës, duke u bërë thirrje demokratëve t’i bashkohen PS-së.

Ndërsa komentoi edhe futjen në listën e PS-së të dekanes së Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e cila ishte në çadrën e ngritur nga Lulzim Basha përpara Kryeministrisë, Rama e thumboi duke thënë “deri dje në 2017, se harrova.. O lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë”.

Edi Rama: Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që welcome.

Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur, ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve.

Deri dje në 2017, se harrova.. O lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko